Kompania Shell ende vijon të blejë dhe shesë gaz nga Rusia

Kompania Shell ende po tregton gaz rus pasi rreth një vit më parë u zotua të tërhiqej nga tregju energjetik rus.
Sipas një raporti të grupit Global Witness, gjatë vitit që lamë pas Shell u përshi në tregtimin e gati një të tetës së eksporteve të gazit rus të transportuar përmes anijeve.
Oleg Ustenko, këshilltar i Presidentit ukrainas Volodimir Zelensky, akuzi kompaninë se po pranon para gjaku.
Shell ndërkohë thotë se tregtimi i gazit rus ishte rezultat i angazhimeve afatgjata kontraktuale dhe nuk dhunonin ligjet apo sanksionet e vendosura nga Rusisë dhe palëve të tjera në lidhje me luftën në Ukrainë.
Raportohet se në datën 9 maj të këtij viti, një cisternë që transportonte më shumë se 160 metër kub gaz rus në formë të lëngët, u tërhoq nga porti i Sabetës në gadishullin Jamal në veriun e largët të Rusisë. Kjo ngarkesë u ble nga SHELL para se të shkonte në destinacionin e saj Hong Kong.
Sipas të dhënave të analizuara nga Global Witness, kjo ishte një nga tetë ngarkesat e gazit të lëngshëm që Shell bleu në Jamal këtë vit. Nw mars të 2022-it, disa javë pas pushtimit rus të Ukrainës, Shell kërkoi falje se kishte blerë një ngarkesë me naftë ruse dhe tha se synonte të tërhiqej nga tregtimi i gazit dhe naftës ruse si dhe që do të shihte të gjitha pikat e shërbimit dhe biznese të tjera në Rusi, por ndërkohë paralajmëroi se një lëvizje e tillë do të përbënte një sfidë të ndërlikuar.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




