Moldavi/ Të shtëna me armë zjarri në aeroport, dy viktima

Botë | 3 vite më parë

Dy persona janë vrarë në Moldavi pasi një person hapi zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Kishinauit.

Ministria e Brendshme tha se të shtënat kishin ndodhur pasi një shtetasi të huaj iu mohua hyrja në vend. Autori u arrestua, ndërsa viktima mbetën një roje kufitare dhe një zyrtar i sigurisë së aeroportit.

Autori ishte një shtetas rus, ndërsa pas ngjarjes, fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit të Kishinaut, i cili është më i madhi në vend, janë ndalur.

Moldavia ka qenë në gatishmëri prej muajsh pasi presidenti Sandu akuzoi Rusinë për komplot për të përdorur “diversantë” të huaj për të rrëzuar qeverinë e saj pro-Bashkimit Evropian./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme