Pentagoni: Balona kineze e vëzhgimit nuk ka mbledhur informacion mbi SHBA

Balona kineze e mbikëqyrjes që përshkoi Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti para se të rrëzohej, nuk grumbulloi informacione gjatë fluturimit mbi vend. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Pentagonit, Brit, teksa shtoi se hapat e ndërmarra nga Uashingtoni për të ndaluar marrjen e informacioneve nga balona, luajtën rol kyç në rezultatin përfundimtar.
Balona u rrëzua më 4 shkurt nga një avion luftarak amerikan në brigjet e Karolinës së Jugut.
Incidenti ndezi edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara midis Uashingtonit dhe Pekinit, duke penguar ndjeshëm përpjekjet amerikane në atë kohë për të rivendosur komunikimet me Kinën.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka pretenduar se pajisja mbante “dy makina kuti plot me pajisje spiunazhi”.
Kina pretendoi se pajisja ishte një aeroplan kërkimor civil që u hodh nga rruga aksidentalisht dhe shpejt lëshoi një deklaratë “keqardhjeje” për incidentin, i cili rezultoi në shtyrjen e një udhëtimi të planifikuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken në Pekin. Ai udhëtim u zhvillua javën e kaluar, më shumë se katër muaj më vonë.
Në atë kohë, Uashingtoni kishte sinjalizuar se balona nuk paraqiste një rrezik të konsiderueshëm për mbledhjen e inteligjencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




