Hungaria refuzon fondet shtesë të BE-së për Ukrainën, Orban: Absurde, të përgjigjen ku shkuan 70 miliardë eurot e mëparshme

Hungaria kundërshton planet e Komisionit Evropian për t’i dhënë më shumë para Ukrainës. Kryeministri Viktor Orban ka deklaruar se Hungaria nuk është e gatshme të kontribuojë me para shtesë për të financuar kostot e rritura të shërbimit të borxhit të BE-së.
“Një gjë është e qartë, ne hungarezët nuk do t’i japim më shumë para Ukrainës derisa të thonë se ku kishin shkuar fondet e mëparshme me vlerë rreth 70 miliardë euro”, tha Orban. Ky i fundit në fjalën e tij në samitin e BE-së në Bruksel, e cilësoi qesharake e absurde kontributin shtesë ndaj Ukrainës.
“Dhe ne e shohim krejtësisht qesharake dhe absurde që duhet të kontribuojmë më shumë para për të financuar kostot e shërbimit të borxhit të një kredie nga e cila ende nuk kemi marrë fondet që kemi të drejtë të marrim”, tha Orban.
Një ditë më parë (29 qershor), liderët e BE-së deklaruan se do të merrnin angazhime afatgjata për të forcuar sigurinë e Ukrainës, ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u kërkoi atyre të fillonin punën për një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë .
Orban tha se nuk kishte asnjë shans që vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i miratonin këto plane financiare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




