Rrëzimi i kërkesës për emigrantët, Sunak: Ruanda, vend i sigurt. E vendos qeveria kush vjen këtu

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për rrëzimin e planit të qeverisë për të dërguar në Ruandë çdo emigrant që aplikon për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Sunak deklaroi se do të apeloj vendimin e Gjykatës, ndërsa shtoi se Ruanda është vend i sigurt për emigrantët.

“Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta.

Ruanda është një vend i sigurt. Gjykata e Lartë ra dakord. UNHCR-ja ka skemën e saj të refugjatëve për refugjatët libianë në Ruanda. Tani do të kërkojmë leje për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend -dhe qeveria juaj – që duhet të vendosin se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë”, tha Sunak.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit vendosën se kërkesa e qeverisë britanike është e paligjshme për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë në mënyrë që trajtohen kërkesat e tyre.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme