Stoltenberg: Kryengritja e Wagnerit tregon përçarje në Rusi, vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

“Kryengritja nga grupi mercenar Wagner në Rusi tregon përçarje brenda vendit”, kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se këto janë çështje të brendshme ruse dhe është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim përfundimtar,” tha ai, duke folur përpara një samiti dy-ditor të Këshillit Evropian në Bruksel që do të zhvillohet sot dhe nesër, sipas CNN.

Ndër të tjera, Stoltenberg siguroi se vijon mbështja për Ukrainën.

“Ajo që ka rëndësi për NATO-n është se ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Gjëja më e rëndësishme dhe detyra më e menjëhershme dhe urgjente është të mbështesim Ukrainën për të siguruar që ajo të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur në Evropë”, shtoi Stoltenberg, duke vënë në dukje se vendet e BE-së kanë filluar trajnimin e pilotëve ukrainas se si të përdorin avionët luftarakë F-16.

Kreu i grupit ushtarak privat Wagner nuk është parë në publik që nga mbrëmja e së shtunës.   Ai publikoi një mesazh të hënën në formatin audio, por nuk është shfaqur në asnjë video apo foto që do të konfirmonte vendndodhjen e tij.

Sipas presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shefi i Vagnerit ndodhet në Bjellorusi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme