Lufta me Rusinë/ SHBA njofton paketën prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

SHBA do të japë një tjetër paketë ndihme për Ukrainën e cila po përballet me agresionin rus.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi të martën një paketë ndihme sigurie prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.

Sipas një deklarate, paketa përfshin: Automjetet Bradley dhe Stryker, municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore, artileri, sisteme të shumta raketore lëshimi, armët antitank, raketat kundër rrezatimit si edhe municione ajrore precise.

“Guximi dhe solidariteti i qëndrueshëm i popullit të Ukrainës vazhdon të frymëzojë botën. Rusia filloi këtë luftë të paprovokuar kundër Ukrainës,” tha Blinken në deklaratën e tij.

Blinken vazhdoi të riafirmojë angazhimin e SHBA ndaj Ukrainës, sipas CNN.

“Rusia mund t’i japë fund në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina dhe duke ndaluar sulmet e saj brutale kundër qyteteve dhe popullit të Ukrainës. Derisa Rusia ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa duhet ”, tha ai.

Më herët sulmet ruse goditën restorantet në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 22 të tjerë. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme