Përfshihet nga flakët ndërtesa e lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Botë | 3 vite më parë

Një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë të lartë rezidenciale në qytetin Ajman në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zjarri shpërtheu në Kullën 02 të kompleksit Ajman One, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse nxituan në vendngjarje për të shuar flakët.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe të policisë kanë mundur të kontrollojnë dhe shuajnë flakët dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Banorët fatmirësisht u evakuuan në kohë nga ndërtesa dhe u strehuan në hotele. Emiratet e Bashkuara Arabe janë përballur me një numër të lartë zjarresh në vitet e fundit që kanë qenë të lidhura me veshje të ndezshme në shumë nga ndërtesat e larta të vendit kudo.

Në natën e Vitit të Ri në vitin 2015, një hotel luksoz dhe kompleks rezidencial pranë Burj Khalifa në Dubai u përfshi nga flakët. Rreth 15 persona u plagosën, ndërsa Policia e Dubait fajësoi instalimet elektrike të ekspozuara për zjarrin.

Rregulloret e vendosura pas atij zjarri kërkojnë që të gjitha veshjet e tilla të zëvendësohen me materiale rezistente ndaj zjarrit./ 

associated press

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme