Putini e akuzoi për tradhti ndaj Rusisë, shefi i Wagner refuzon të dorëzohet

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin është duke u përballuar me një kryengritje ndaj regjimit të Kremlinit teksa vazhdon edhe pushtimi ndaj Ukrainës. Putini akuzoi shefin e Wangerit, Yevgeny Prigozhin që udhëheq kryengritjen se ka tradhtuar Rusinë. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke refuzuar të dorëzohet. Ai e ka theksuar se Putini po gabon rëndë dhe se veprimet e tij tradhtojnë Rusinë.

Në rajonet jugperëndimore të Rusisë, zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pas raportimeve për lëvizjet e grupit të Wagnerit, pasi po punohet për të garantuar sigurinë në qytet.

Artamonov tha gjithashtu se pajisjet po lëvizin nga grupi Wagner në të gjithë territorin.

Në Kursk, i cili kufizohet me Ukrainën, guvernatori Roman Starovoyt i ka kërkuar Prigozhinit të braktisë planet e tij për të parandaluar një konflikt të brendshëm në vend, transmeton CNN. 

Pas pretendimeve për kontrollin e Wagnerit mbi objektet ushtarake në qytet, guvernatori Alexander Gusev ka kundërshtuar thashethemet se pajisjet ushtarake po lëvizin nëpër rajon, duke u kërkuar njerëzve të ndjekin informacionet nga burimet zyrtare dhe duke kërkuar nga mediat të jenë përgjegjëse në publikimin e informacioneve.

Disa zyrtarë ukrainas e shohin rebelimin si një shenjë të rënies së regjimit të Putinit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi sot në Twitter se Rusia fshehu dobësinë e saj pas propagandës, por tani kaosi i shkaktuar nga Wagner do të thotë se ata nuk mund ta fshehin dot më atë. “Kushdo që zgjedh rrugën e së keqes, shkatërron veten”, tha ai.

Nga ana e saj, udhëheqësit e mbështetur nga Rusia në katër rajonet e Ukrainës që Rusia pretendon se i ka aneksuar – të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetsk dhe Republika Popullore e Luhanskut, rajoni Zaporizhzhia dhe Kherson, kanë shprehur mbështetjen e tyre Putinit.

Ndërkaq, NATO, Bashkimi Evropian dhe liderët botërorë, duke përfshirë Francën, Kazakistanin dhe Gjermaninë, kanë komentuar situatën në Rusi.

“Ajo që ne po shohim është një çështje e brendshme e Rusisë”, u shpreh zëdhënësja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Nabila Massrali.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak u shpreh se ata po mbanin nën vëzhgim ngjarjet dhe i kërkoi si Putinit ashtu edhe Prigozhinit të jenë përgjegjës dhe të mbrojnë civilët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme