Situata në Rusi, Blinken bisedon me G7: SHBA do të koordinohet me aleatët dhe partnerët

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka deklaruar se ka komunikuar me grupin e G7 në lidhje me situatën në Rusi.
Blinken përsëriti se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën nuk do të ndryshojë dhe se SHBA do të qëndrojë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet.
“Fola sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, shkruan ai në Twitter.
Po ashtu edhe kryeministri britanik, Rishi Sunak ka reaguar, teksa deklaroi se do tw bisedonte me të gjithë aleatët, ndërsa u bëri thirrje palëve të përfshira në konflikt në Rusi që të shmangin lëndimin e popullsisë civile.
POrganizata mercenare ruse Wagner ka bërë thirrje për rebelim ndaj ushtrisë ruse, teksa drejtuesi i grupit, Yevgeny Prigozhin akuzon ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës ndaj forcave të tij në Ukrainë, ku trupat Wagner po luftojnë për Rusinë, por Moska e i ka mohuar këto pretendime.
Presidenti i Rusisë, Vladimi Putin ka dënuar rebelimin e grupit mercenar Wagner, duke e konsideruar si “tradhti të lartë”. Në fjalimin e tij, Putin tha se ata janë “mashtruar në një aventurë kriminale, ndërsa theksoi se e ardhmja e Rusisë është në rrezik, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si një “thikë pas shpine”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




