Zhdukja e nëndetëses “Titan” / Roja Bregdetare e SHBA-ve: Kemi gjetur grumbull mbeturinash në afërsi të Titanikut

Botë | 3 vite më parë

Roja Bregdetare e Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditur sot se grumbull mbeturinash është zbuluar brenda zonës së kërkimit nga një automjet i drejtuar nga distanca pranë Titanikut, ku mendohet se është zhdukur edhe nëndetësja “Titan”.

Ekspertët brenda komandës po vlerësojnë informacionin që ka dalë së fundmi. Ndërkaq, operacioni i ndërmarrë nga ekipet amerikane dhe kanadeze për të gjetur nëndetësen “Titan”, nuk ka arritur asnjë rezultat, transmeton Reuters. 

Përpjekjet për të gjetur mjetin janë intensifikuar ditën e sotme teksa pritet të mbarojnë edhe rezervat e oksigjenit.

Ekipe nga SHBA dhe Kanadaja po kërkojnë ndërkohë një hapësirë prej 10 mijë miljesh katror në oqean. Roja bregdetare amerikane u shpreh se pajisje sonare kanë arritur të kapin sërish tinguj, por mbetet e paqartë se çfarë mund të jenë.

Nëndetësja humbi kontaktet me anijen që e shoqëronte rreth dy orë pas zhytjes ndërsa pritej që të dilte në sipërfaqe pas shtatë orësh.

Në bord të nëndetëses ndodheshin pesë persona, mes të cilëve miliarderi britanik Hamish Harding, zhytësi i njohur francez Paul-Henri Nargeolet, një biznesmen pakistanez me nënshtetesi britanike dhe i biri, si dhe bashkëpronari i kompanisë kompanisë Oceangate ekspeditions që zotëron nëndetësen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme