Zhdukja e nëndetëses “Titan”, hyn në fazë përfundimtare operacioni i kërkimit, shpresat po shuhen

Ka hyrë në fazë vendimtare operacioni i ndërmarrë nga ekipe amerikane dhe kanadeze për të gjetur nëndetësen “Titan”, e cila u nis të dielën për të parë mbetjet e anijes së famshme transoqeanike Titanik në veri të oqeanit Atlantik, por nuk doli më në sipërfaqe.
Përpjekjet për të gjetur mjetin janë intensifikuar pasi këtë të enjte( 22 qershor) pritet të mbarojnë edhe rezervat e oksigjenit.
Ekipe nga SHBA dhe Kanadaja po kërkojnë ndërkohë një hapësirë prej 10 mijë miljesh katror në oqean. Roja bregdetare amerikane u shpreh se pajisje sonare kanë arritur të kapin sërish tinguj, por mbetet e paqartë se çfarë mund të jenë.
Mjeti humbi kontaktet me anijen që e mbështeste rreth dy orë pas zhytjes ndërsa pritej që të dilte në sipërfaqe pas shtatë orësh.
Në bord të nëndetëses ndodheshin pesë persona, mes të cilëve miliarderi britanik Hamish Harding, zhgytësi i njohur francez Paul-Henri Nargeolet, një biznesmen pakistanez me nënshtetesi britanike dhe i biri, si dhe bashkëpronari i kompanisë kompanisë Oceangate ekspeditions që zotëron nëndetësen.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




