Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Scholz thirrje Erdogan: Hap rrugën që Stockholm-i të ulet si anëtar në samitin e korrikut

Botë | 3 vite më parë

Kancelari gjerman Olaf Sholz i bëri thirrje këtë të enjte (22 qershor) presidentit turk Rexhep Taip Erdogan që të mos kundërshtojë më anëtarësimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Altanitikut të veriut.

“Suedia duhet të ulet në tryezën e samitit si një anëtar i ri I NATO-s,” u shpreh Sholz para ligjvënëseve gjermanë duke iu referuar samitit të ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Lituani në muajin korrik.

“I bëj thirrje presidentit të rizgjedhur turk që të hapë rrugën për një gjë të tillë, ashtu siç vendosëm sëbashku në samitin e vitit të shkuar që u mbajt në Madrid”, vijoi më tej Sholz.

Kancelari gjerman gjithashtu informoi deputetët se gjatë bisedimeve të zhvilluara në fillim të kësaj jave me një delegacion kinez, të kryesuar nga kryeministri Li Qian, kishte paralajmëruar Pekinin kundër përdorimit të forcës për arritjen e ndryshimeve territorial që ai synon, veçanërisht përsa i përket Tajvanit.

 “Ne kundërshtojmë në mënyrë të palëkundur çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar, përmes forcës ose shantazhit në detin e Kinës lindore dhe atë të Kinës Jugre.

“Kjo vlen veçanërisht për Tajvanin”, theksoi Sholz, i cili gjithashtu shprehu shqetësimin për situatën e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Kinë.

Kina e konsideron ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit si territorin e saj që një ditë do ta rimarrë nën kontroll, edhe duke përdorur forcën.

Së fundmi ajo ka shtuar aktivitetet ushtarake pranë ishullit për ta detyruar atë të pranojë sovranitetin kinez. Tajvani ndërkohë është zotuar të mbrojë veten nëse bëhet subjekt sulmi.

Gazetare; Elda Pepa

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme