Policia franceze bastis selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike Paris 2024

Policia franceze ushtroi kontroll në selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike Paris 2024. Zyrtarët thonë se bastisjet janë pjesë e dy hetimeve paraprake për korrupsion.
Një zëdhënës i komitetit organizativ të Paris 2024 tha se janë “duke bashkëpunuar plotësisht me hetuesit”. Të martën, hetuesit kundër korrupsionit u futën pa paralajmërim në selinë e komitetit organizativ të Olimpiadës në Saint-Denis, një periferi e Parisit, si dhe në zyrat e Solideo, organi publik përgjegjës për ndërtimin e projekteve për lojërat.
Organizata gjyqësore franceze përgjegjëse për gjurmimin e krimit financiar, thanë se kërkimet e tyre po kryheshin në disa vende që përfshinin dy organizatat.
Lojërat Olimpike të vitit 2024 zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, me Lojërat Paraolimpike në shtator. Bastisjet e policisë të së martës janë episodi i fundit që prek lëvizjen olimpike të Francës dhe sportet në përgjithësi në muajt e fundit citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




