Dërgonte turistët për të parë rrënojat e anijes Titanik, zhduket nëndetësja në Oqeanin Atlantik

Një nëndetëse e përdorur për të çuar njerëzit për të parë rrënojat e Titanikut është zhdukur në Oqeanin Atlantik. Është ende e paqartë sa persona ishin në bordin e nëndetëses.
Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë dhe ekspertë që paguajnë për të parë rrënojat e Titanikut. Ata paguajnë 250,000 dollarë për një vend në ekspeditën 8-ditore për të parë rrënojat. Ka nisur një mision kërkim-shpëtimi, por ende nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen e nëndetëses.
Titaniku ndodhet 3,800 m nën sipërfaqen në fund të Atlantikut. Anija e pasagjerëve, e cila ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2,200 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 1,500 vdiqën. Titaniku është eksploruar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në 1985./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




