Lufta në Ukrainë/ Putin: Të hapur për dialog me këdo që kërkon paqe

Botë | 3 vite më parë

“Rusia është e hapur për dialog me këdo që kërkon paqe”, kështu ka deklaruar Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në Shën Petersburg, të cilët i paraqitën atij një plan për të filluar ndërmjetësimin në Ukrainë.

Presidenti rus akuzoi se është Ukraina ajo që nuk dëshiron të negociojë, ndërsa sipas kreut të Kremlinit “të gjitha problemet në Ukrainë filluan pas grushtit të shtetit të armatosur antikushtetues të vitit 2014, i mbështetur nga sponsorët perëndimorë”.

Po ashtu Putin ka folur edhe për marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, duke deklaruar prerazi se ajo nuk do të rinovohet.

“Nuk ka asnjë shans të rinovohet”, ka deklaruar ai.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 479-të, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina po rifiton territoret./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme