Blinken mbërrin në Pekin, takime me zyrtarë të lartë për të qetësuar tensionet në rritje SHBA-Kinë

Botë | 3 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Pekin këtë të diel (18 qershor) në një mision diplomatik për t’u përpjekur të qetësojë tensionet shpërthyese SHBA-Kinë.

Udhëtimi shënon vizitën e parë të një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet.

Gjatë qëndrimit të tij deri të hënën, ai pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm Qin Gang, kryediplomatin kinez ëang Yi dhe ndoshta presidentin Xi Jinping, duke kërkuar të krijojë kanale të hapura dhe të qëndrueshme komunikimi për të siguruar që rivaliteti strategjik midis dy vendeve të mos shkojë në konflikt.

Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i një marrëdhënieje që është bërë jashtëzakonisht e tensionuar, sipas BBC.

Vjen gati pesë muaj pasi një vizitë e mëparshme e Blinken u shty, pas fluturimit të një baloni të dyshuar spiun kinez në hapësirën ajrore të SHBA.

SHBA ka ulur pritshmëritë për vizitën dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë përparim të madh.

Lufta në Ukrainë, mosmarrëveshjet tregtare mbi teknologjitë e avancuara kompjuterike, epidemia e drogës fentanyl në SHBA dhe sjellja e të drejtave të njeriut në Kinë janë të gjitha temat që amerikanët presin të diskutohen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme