Kievi përparon në territoret në jug, forcat ruse pranojnë humbjen

Botë | 3 vite më parë

Forcat ruse dhe ukrainase po raportojnë për luftime intensive përgjatë kufirit të Donetskut lindor të Ukrainës dhe rajoneve jugore të Zaporizhzhias.

Kievi prej kohësh është në një kundërofensivë për të thyer vijën e frontit dhe për të rimarrë territorin në jug të vendit.

Përparimi i forcave ushtarake ukrainase në jug është pranuar edhe nga vetë Moska, ku thotë se disa fshatra janë marrë nga Kievi.

Një zyrtar i lartë i emëruar nga Rusia, Vladimir Rogov, foli për luftime të ashpra në një zonë të njohur si Kreshta Vremivka, ku pranoi se forcat ukrainase po “mbanin pozicionet e tyre në veri dhe lindje të fshatit”, raporton CNN.

Edhe komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kanë vazhduar “operacionin e mbrojtjes në drejtimin Bakhmut”.

“Ushtarët tanë po përparojnë, armiku po humbet terren” tha Syrskyi.

Qëllimi i fushatës kundërofensive të Kievit është rifitimi i të gjitha territoreve, përfshirë Krimenë, që janë pushtuar nga Rusia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme