Lufta/ OKB: Rusia mund të largohet nga marrëveshja e drithërave më 17 korrik

Botë | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka dekluar se është i shqetësuar se Rusia do të largohet nga marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi më 17 korrik.

“Jam i shqetësuar dhe ne po punojmë shumë për të siguruar që do të jetë e mundur të ruhet nisma e Detit të Zi dhe në të njëjtën kohë që ne jemi në gjendje të vazhdojmë në punën tonë për të lehtësuar eksportet ruse”,  u tha Guterres gazetarëve. .

Moska ka kërcënuar më parë se do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk hiqen pengesat për dërgesat e saj të grurit dhe plehrave, transmeton Al Jazeera. 

Marrëveshja i lejon Ukrainës të eksportojë produktet e saj bujqësore nga portet e saj të Detit të Zi gjatë luftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme