Lufta/ Macron: Rusia s’do arrijë dot ta pushtojë Ukrainën

Presidenti francez Emanuel Macron ka deklarura se Ukraina nuk do të pushtohet dhe se lufta e udhëhequr nga Rusia është tashmë një dështim strategjik dhe gjeopolitik për Moskën.
Këtë deklaratë, Macron e bëri gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me liderët polakë dhe gjermanë.
“Ne do të sigurojmë që Rusia të mos dalë fitimtare dhe gjithashtu do të parandalojmë tërheqjen e saj nga kjo luftë”, u zotua Macron.
Udhëheqësit u mblodhën për të gjetur një konsensus të përbashkët përpara samitit të ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius më 11-12 korrik.
Gjatë konferencës së sigurisë në Bratislavë, Sllovaki, në maj, Macron u kërkoi vendeve perëndimore që t’i ofrojnë Ukrainës garanci të forta, konkrete dhe të prekshme të sigurisë dhe ta bëjnë atë pjesë të NATO-s, transmeton AlJazeera.
Megjithatë, vendet e NATO-s kanë mendime të ndryshme se si të reagojnë ndaj kërkesës së Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




