Tensionet me Tajvanin/ 10 avionë kinezë fluturojnë mbi hapësirën ajrore të vendit ishullor

Botë | 3 vite më parë

Dhjetë avionë kinezë fluturuan mbi hapësirën ajrore të Tajvanit ditën e sotme duke bërë që tensionet mes dy vendeve të jenë në rritje.

Nga ana tjetër, Tajvani alokoi anije dhe sisteme raketore për të mbajtur nën vëzhgim avionët kinezë të pasi u konstatua se 10 avionë luftarakë kinezë përshkuan hapësirën e vendit ishullor.

Ministria e Mbrojtjes tha se katër anije luftarake kineze kryen po ashtu patrulla luftarake.

Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Tajvani raporton lëvizjet e ushtrisë kineze teksa  vetëm para pak ditësh 37 avionë ushtarakë kinezë fluturuan mbi zonat ushtarake të Tajvanit disa prej të cilëve më pas fluturuan për në Paqësor.

Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e saj, ka kryer fluturime të rregullta ushtarake pranë ishullit gjatë tre viteve të fundit.

Megjithatë, forcat ajrore nuk kanë hyrë në hapësirën territoriale të Tajvanit.

Në një deklaratë të shkurtër, ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte zbuluar 24 avionë të forcave ajrore kineze, duke përfshirë J-10, J-11, J-16 dhe Su-30, si. si dhe bombarduesit H-6.

Gjithashtu, katër anije detare kineze kryen “patrulla të përbashkëta të gatishmërisë luftarake”, transmeton Al Jazeera.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes së Kinës nuk reagoi menjëherë por lëvizje të tilla ushtarake Pekini i ka cilësuar si misione për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme