Shpërthim në një fabrikë raketash në Ankara, humbin jetën 5 persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë raketash në Ankara.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të së shtunës në fabrikën e raketave dhe eksplozivëve të Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKE) në Ankara, teksa dyshohet se shkak është një reaksioni kimik.
Në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh i efektivëve të policisë, ambulancave dhe zjarrfikësve.
Guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin tha se nuk ka persona të plagosur dhe se punëtorët janë evakuuar.
“Për fat të keq, 5 nga punëtorët tanë vdiqën. Nuk ka të lënduar. Të gjithë punëtorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Shpërthimi është shkaktuar nga një reaksion kimik. Prokurorët po e shqyrtojnë atë në detaje”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




