Akuzat për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, Trump del të martën para gjykatës në Miami

Botë | 3 vite më parë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të dalë të martën e 13 qershorit para gjykatës. Lajmi është njoftuar nga avokati i ish-presidentit amerikan, teksa tha se Trump do të paraqitet në gjykatë në Miami në orën 15:01.

 “Nëse duan të vazhdojnë të luajnë lojëra, do të na japin në orën 15:01, të martën”, tha Trusty, raporton BBC.

Ish-prokurori federal Joe Moreno tha se gjyqi do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe përmbajtja nuk do të bëhet me dije për publikun.

“Ju mund të shihni autokolonën e Trump që tërhiqet deri në gjykatën federale, mund ta shihni atë të dalë shkurtimisht nga makina. Por në fund të ditës do të jetë prapa kamerave dhe pas dyerve të mbyllura dhe do të ketë një negociatë të vështirë midis shërbimit sekret dhe oficerëve të tjerë të sigurisë të gjykatës federale se si të trajtohet kjo situatë shumë e paprecedentë dhe sinqerisht e turpshme”, tha Moreno.

Vitin e kaluar, agjentët e FBI-së bastisën pronën e Trumpit në Florida dhe morën kuti të shumta dokumentesh nga Shtëpia e Bardhë dhe materiale nga presidenca e tij, duke përfshirë disa që ishin klasifikuar ose të shënuar si “tepër sekret”. Ndërkohë që sipas ligjit, dokumentet presidenciale duhet t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar pasi presidenti largohet nga detyra.

Trump pretendon se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe se ‘aktakuza’ është një përpjekje e padrejtë për të penguar fushatën e tij presidenciale.

Aktakuza përmban shtatë akuza, duke përfshirë dhënien e deklaratave të rreme, pengimin e drejtësisë dhe mbajtjen e qëllimshme të sekreteve të mbrojtjes kombëtare.

Shumë politikanë republikanë dhe madje disa nga rivalët e tij të vitit 2024 kanë dalë në mbrojtje të Trump, ndërsa demokratët po bëjnë thirrje që ish-presidenti të përballet me drejtësinë.

Ish-presidenti Donald Trump aktualisht po qëndron në resortin dhe shtëpinë e tij të golfit në Bedminster, New Jersey. Ai udhëtoi atje javën e kaluar pas një ndalese fushate në Iowa.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme