Biden vë theksin në konsensusin politik, deklarata e presidentit pas miratimit të ligjit për kufirin e borxhit

Botë | 3 vite më parë

Pas javësh negociatash të vështira, Presidenti Joe Biden e vuri theksin tek aftësia e tij për të arritur kompromis me republikanët kur iu drejtua vendit të premten pas miratimit të Ligjit për Përgjegjësinë Fiskale.

Kompromisi është një temë së cilës ai do t’i rikthehet në fushatën e rizgjedhjes në vitin 2024. Masa e miratuar të premten që presidenti u nënshkrua prej tij të shtunën, pezullon kufirin e borxhit të qeverisë amerikane deri në janar 2025 dhe shmang mospagimin e detyrimeve të qeverisë amerikane që mund të kishte pasoja katastrofike.

“Është thelbësore për të gjithë përparimin që kemi bërë në vitet e fundit, që të ruajmë besimin dhe kredinë e Shteteve të Bashkuara dhe miratimin e një buxheti që të vazhdojë të rrisë ekonominë tonë dhe të pasqyrojë vlerat tona si komb,” tha zoti Biden nga Zyra Ovale. Ai theksoi se miratimi i projektligjit ishte kritik.

Duke nënvizuar arritjet legjislative dypartiake të arritura gjatë administratës së tij, Presidenti Biden nënvizoi se e vetmja mënyrë se si mund të funksionojë demokracia amerikane është “përmes kompromisit dhe konsensusit. Askush nuk mori gjithçka që donte, por populli amerikan mori atë që i duhej,” tha ai lidhur me legjislacionin për tavanin e borxhit. Ne shmangëm një krizë ekonomike dhe një kolaps ekonomik”, tha ai.

Projektligji i miratuar i lejon qeverisë të vazhdojë të marrë hua gjatë 19 muajve të ardhshëm për të përmbushur detyrimet e saj, duke tejkaluar kufirin aktual të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh. 

Senati amerikan votoi të enjten në mbrëmje 63-36 në mbështetje të projektligjit. Projektligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve me një votim 314-117 të mërkurën mbrëma.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme