Recep Tayip Erdogan do të bëjë sot betimin si president i Turqisë

Recep Tayyip Erdogan , i cili u rizgjodh të dielën e kaluar si president i Turqisë , do të betohet sot në Ankara për një mandat të ri pesëvjeçar dhe më pas do të shpallë përbërjen e qeverisë së tij të re.
Në ceremoninë e betimit ku do te zhvillohet në Kompleksin Presidencial do të marrin pjesë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, si dhe përfaqësues të nivelit parlamentar dhe ministror, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Shteteve Turke (OTS), NATO-n dhe Organizatën. të Bashkëpunimit Islamik (OIC).
Erdogan do të bëjë betimin në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë në orën 14:00 me orën lokale dhe do të fillojë mandatin e tij të ri. Ai do të marrë mandatin nga Kryetari i Përkohshëm i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Devlet Bahçeli.
Erdogan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me 52.18% të votave. Kandidati i opozitës Kemal Kiliçdaroglu mori 47.82%, sipas rezultateve përfundimtare të lëshuara nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i vendit citon Anadolu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




