Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kievi është gati për kundërsulm

Botë | 3 vite më parë

Ukraina është gati të nisë kundër-ofensivën e saj të shumëpritur për të rimarrë zonat që ushtria ruse ka vendosur nën kontrollin e saj, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë.

“Ne besojmë absolutisht se do të kemi sukses. Nuk e di sa kohë do të zgjasë . Për të qenë i sinqertë, mund të zhvillohet në mënyra të ndryshme. Por ne do ta bëjmë dhe jemi gati”, tha Zelensky për Wall Street Journal.

Kievi shpreson se kundërsulmi i tij do të ndryshojë dinamikën e luftës që shpërtheu në shkurt 2022 .

Muajin e kaluar, Zelensky tregoi se Ukraina duhet të presë për dërgimin e më shumë tankeve perëndimore përpara se të nisë kundërofensivë.

Ai ka zhvilluar prej kohësh një fushatë diplomatike për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe armë perëndimore, çelësi i suksesit të planeve të Kievit citon CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme