Rusia evakuon fëmijët nga Belgorodi, pas sulmeve të fundit pranë kufirit të saj

Botë | 3 vite më parë

Lufta ka marrë një kthesë të re këtë javë mes bombardimeve të shtuara dhe sulmeve me dron brenda kufirit të Rusisë , përfshirë Moskën. Ukraina ka mohuar përfshirjen në sulmet me dron në kryeqytetin rus të martën, ndërsa në Kiev vijojnë bombardimet duke lënë të vdekur edhe fëmijë

Rusia rifilloi bombardimet e saj gjatë natës në Kiev, që vranë të paktën tre persona, duke përfshirë dy fëmijë.

Ndërkohë në Belgorod janë evakuuar gratë dhe fëmijët, pas bombardimeve që kanë ndodhur të martën në atë rajon.

Zëdhënësi i Kremlinit  Dmitry Peskov tha se “situata është mjaft alarmante” në Belgorod. Disa zona të tjera në Rusi, pranë kufirit me Ukrainën, janë gjithashtu nën  zjarr më të vazhdueshëm me mortaja dhe artileri  ditët e fundit.

SHBA ka qenë “e qartë, privatisht dhe publikisht, me ukrainasit se ne  nuk i mbështesim sulmet në tokën ruse, ” tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se zyrtarët e Kievit i kanë siguruar ata se nuk do të përdorin armët që u siguron SHBA për të goditur brenda Rusisë.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Ukraina ka  të drejtën “legjitime” për t’u mbrojtur  kundër sulmeve ruse sipas ligjit ndërkombëtar. Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha gjithashtu se Ukraina ka të drejtë të “projektojë forcë”  përtej kufijve të saj për vetëmbrojtje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme