Sulmi me dron në Moskë/ Ministri i Jashtëm britanik: Ukraina ka të drejtë të godasë përtej kufijve

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly ka deklaruar se Ukraina ka të drejtën për të mbrojtur veten nga Rusia edhe duke projektuar forcën e saj përtej kufijve.
Deklarata e Cleverly vjen pas sulmit me dron të kryer në Moskë, ndërsa shtoi se aleatët perëndimorë duhet ta njohin këtë të drejtë të Kievit.
“Ajo ka të drejtën legjitime për ta bërë këtë brenda kufijve të saj, natyrisht, por gjithashtu ka të drejtë të projektojë forcë përtej kufijve të saj për të minuar aftësinë e Rusisë“, tha Cleverly.
Sipas tij, goditja e objektivave legjitime ushtarake përtej kufirit të Ukrainës është pjesë e vetëmbrojtjes së vendit.
“Ne duhet ta pranojmë këtë,” theksoi Cleverly.
Rusia fajëson Ukrainën për një sulm me dron në Moskë të martën që plagosi dy persona dhe dëmtoi disa ndërtesa, sipas mediave shtetërore ruse. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë .
Në përgjigje, presidenti rus Vladimir Putin tha se Ukraina “zgjodhi rrugën e frikësimit”, duke akuzuar Kievin për provokime./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




