Përleshje për prishjen e xhamisë së lashtë në Kinë

Botë | 3 vite më parë

Në qytezën Nagu në jug të Kinës ka pasur përplasje mes policisë dhe besimtarëve myslimanë që kundërshtojnë shembjen e kupolës së xhamisë së tyre.

Protestuesit janë përleshur me policinë në qytezën Nagu në krahinën kineze të Yunnan-it për shkak të planeve për të shembur kupolën e xhamisë  Najiaying  që daton në shekullin e 13-të. Yunnan është një provincë në jug të vendit me një popullsi të madhe myslimane. Kina është zyrtarisht ateiste  dhe pekini thtë se lejon liritë fetare. Por grupe të të drejtave të njeriut thonë se gjatë viteve të fundit atje janë shtuar masat kundër organizimeve fetare.

Gjatë viteve të fundit Xhamia Najiaying   është zgjeruar, Asaj I është rindërtuar kupola dhe I janë shtuar një numër minaresh. Megjithatë, shtesat që i janë bërë xhamisë janë cilësuar sit ë paligjshme nga gjyqësore, që ka urdhëruar prishjen e tyre. 

Veprimet e ndërmarra së fundmi për zbatimin e urdhrit kanë shkaktuar demonstrate. Në video të publikuara në rrejtët sociale, duken forcat të shumta policore që pengojnë hyrjen në xhami, dhe një grup personash që përpiqen të hyjnë. Disa prej tyre hedhin gurë ndaj policisë.  Në video të tjera, duken forcat e zbatimit të ligjit që tërhiqen, dhe turma që hyn në xhami. 

Policia lokale ndërkohë lëshoi një deklaratë ku u bën thirrje protestuesve të përfshirë në akte dhune të vetëdorëzohen deri në datën 6 qershor. Dhjetëra prej tyre ndërkohë janë arrestuar. 

Kush dorëzohet në mënyrë vullnetare dhe rrëfen shkeljet dhe krimet e kryera mund të marrë një dëmin më të lehtë, thuhet në njoftimin e policisë. Në vitin 2018, qindra myslimanë në krahinën Ningxia u angazhuan në mbrojtjen e xhamisë së tyre që do të shembej nga autoritet.

Këta të fundit u tërhoqën nga shembja, por këmbëngulën se duhet të ndryshonin tiparet e stilit arab të ndërtesën. Po të njëjtin vit, në Yunnan u mbyllën tre xhami për të cilat autoritetet thanë se po mundësonin arsim fetar të jashtëligjshëm.

Kina është akuzuar edhe për abuzim sistematik me të drejtat e njeriut ndaj myslimaneve ujgurë në provincën perëndimore të Xinjiang-ut, ku xhamit janë shembur dhe është ndaluar praktikimi islamit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme