Borrell: Rusia nuk hyn në negociata nëse fiton luftën në Ukrainë

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka deklaruar sot se ai nuk ishte optimist për mënyrën se si po zhvillohet konflikti Rusi-Ukrainë. Ai u shpreh se beson që Rusia të negociojë vetëm nëse fiton luftën.
“Nuk jam optimist për atë që do të ndodhë në Ukrainë këtë verë. Unë shoh një përqendrim të trupave nga të dyja palët, shoh qëllimin e qartë të Rusisë për të fituar luftën, (Rusia) nuk do të hyjë në negociata nëse nuk e fiton luftën”, tha ai, duke folur në Barcelonë të Spanjës, transmeton CNN.
Vërejtjet e Borrell vijnë pasi Moska goditi Kievin me një sërë raketash të hënën në një sulm të befasishëm gjatë ditës, disa orë pas sulmeve gjatë natës në kryeqytetin ukrainas dhe në të gjithë vendin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




