Kremlini: Duhet të plotësohet vakumi për armët bërthamore

Botë | 3 vite më parë

Kremlini zyrtar ka bërë të ditur se denoncimi i Rusisë ndaj Traktatit për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE) nuk do të ketë pasoja të drejtpërdrejta, por ka një vakum të madh në sferën e kontrollit të armëve bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot ligjin në të cilin denoncohet Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë.

Duke komentuar vendimin zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për gazetarët se “Nuk duhet të ketë pasoja të drejtpërdrejta sepse, në fakt, sepse tashmë është një mekanizëm i pajetë”.

Peskov tha se pala ruse “thjesht e solli situatën në përputhje”, duke shtuar se “në fushën e kontrollit të armëve dhe stabilitetit strategjik, tani po shfaqet një vakum i madh, i cili duhet urgjentisht të plotësohet me akte të reja të së drejtës ndërkombëtare që do ta rregullonte këtë situatë”.

Rusia pezulloi në mënyrë të njëanshme zbatimin e traktatit në vitin 2007, një veprim që Departamenti i Shtetit i SHBA tha se minonte ndërtimin e besimit dhe transparencën.

Si Moska ashtu edhe Uashingtoni kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për kontrollin e armëve dhe Putin shpesh e ka përshkruar vendimin e ish-Presidentit të SHBA George Ë. Bush në vitin 2001 për t’u tërhequr nga Traktati i Raketave Anti-Balistike të vitit 1972.

Traktati CFE i vitit 1990 rregullon forcat e armatosura konvencionale në Evropë dhe synon të parandalojë ofensiva në shkallë të gjerë duke kufizuar vendosjen e përgjithshme të tankeve, mjeteve të blinduara luftarake, artilerisë, avionëve luftarakë dhe helikopterëve sulmues.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme