Forcat ruse nuk ndalen, tjetër valë sulmesh me dronë mbi Kiev

Kievi zmbrapsi një tjetër valë sulmesh ajrore nga forcat ruse gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas më 29 maj, një ditë pasi kryeqyteti i Ukrainës u vu nën atë që autoritetet e përshkruan si sulmi më të madh me dronë ndaj Kievit që nga fillimi i luftës.
“Kanë kaluar vetëm 18 orë nga sulmi më i madh me në Kiev dhe armiku e sulmoi përsëri kryeqytetin”, tha administrata ushtarake e qytetit, duke shtuar se ky ishte sulmi i 15-të ajror ndaj kryeqytetit që nga fillimi i majit.
Sipas autoriteteve të Kievit, sistemet mbrojtëse të Ukrainës rrëzuan 37 raketa dhe 29 dronë gjatë natës.
Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, tha se ishte “një tjetër natë e vështirë” për qytetin, por ai tha se nuk u raportua për viktima apo dëme të mëdha nga sulmet e fundit ajrore.
Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë pas një periudhe prej gati dy muajsh më të qeta, duke sulmuar objektet dhe furnizimet ushtarake disa herë në javë.
Vëzhguesit e luftës në Ukrainë kanë thënë se intensiteti i shtuar i sulmeve ajrore ruse duket se synon pikërisht sistemet e reja të mbrojtjes ajrore. Një sulm i kryer më 16 maj kishte shkaktuar dëme “të vogla” në një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot afër Kievit, sipas zyrtarëve amerikanë, që shtuan se, megjithatë, ai ishte ende funksional.
Kjo seri e fundit e sulmeve vjen pas një përshkallëzimi të mëparshëm gjatë dimrit, kur ishte synuar infrastruktura kyçe, si stacionet e energjisë dhe objektet e logjistikës ushtarake.
E përforcuar nga pajisjet e sofistikuara të furnizuara nga perëndimi, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur t’i pengojë sulmet ajrore ruse.
Por, sistemet e mbrojtjes nuk kanë arritur t’i mbrojnë civilët nga çdo dëm. Mbetjet nga raketat e shkatërruara ruse kanë rënë mbi civilët, duke shkaktuar zjarre dhe lëndime.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




