Humbi zgjedhjet/ Lideri i opozitës turke: Shteti nën këmbët e Erdoganit. Do luftoj për demokraci

Lideri kryesor i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu i cili humbi zgjedhjet përballë Erdoganit ka theksuar se ai do të vazhdojë luftën për demokraci dhe u kërkoi mbështetësve të tij të vazhdojnë ta ndjekë në këtë “luftë”
Kilicdaroglu e quajti procesin zgjedhor më të padrejtë ndër vite.
“Të gjitha mjetet e shtetit u mobilizuan për një parti politike dhe u vunë nën këmbët e një njeriu”, tha kreu i CHP. Ndërsa falënderoi “krerët e Aleancës Kombetare, organizatat e tyre, votuesit tanë dhe qytetarët që mbrojtën kutitë e votimit dhe luftuan kundër këtyre presioneve imorale dhe të paligjshme”.
“Si njeri i këtij vendi, unë kam luftuar gjithmonë për të drejtat dhe drejtësinë tuaj, në mënyrë që askush të mos ju shtypë, në mënyrë që të jetoni me bollëk dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha gjithashtu Kilicdaroglu, transmeton Al Jazeera.
Kreu i CHP tha se “vullneti i popullit për të ndryshuar regjimin autoritar është shfaqur pavarësisht të gjitha presioneve” . Ndërsa shtoi se “ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të kësaj lufte derisa demokracia e vërtetë të vijë në vendin tonë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




