Lufta në Ukrainë/Kievi goditet nga një sulm masiv me dron rus

Rusia ka kryer një sulm të ri masiv me dron gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke vrarë të paktën një person, thanë zyrtarët lokalë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko tha se një burrë vdiq kur rrënojat e dronit ranë pranë një karburanti ndërsa grua ka mbetur e plagosur.
Rusia lëshoi një rekord prej 54 të ashtuquajturave dronë kamikaze në objektivat ukrainas, 52 prej të cilëve u rrëzuan, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës. Vetëm në Kiev, më shumë se 40 drone u rrëzuan, thanë zyrtarët.
Sulmi i fundit vjen pasi banorët e qytetit shënojnë Ditën vjetore të Kievit një festë popullore. Ka pasur gjithashtu raporte për shpërthime në qytetin Zhytomyr, në perëndim të Kievit.
Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




