Lufta në Ukrainë/ Lukashenko: Rusia transferon armët bërthamore në Bjellorusi

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka deklaruar se ka filluar transferimi i disa prej  armëve bërthamore taktike nga Rusia në Bjellorusi.

“Ishte e nevojshme të përgatiteshin vendet e magazinimit, e kështu me radhë. Ne i bëmë të gjitha këto. Prandaj, filloi lëvizja e armëve bërthamore,” tha Lukashenko.

Lukashenko premtoi gjithashtu sigurinë e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke thënë se “Mos u shqetësoni për armët bërthamore. Ne jemi përgjegjës për këtë. Këto janë çështje serioze. Gjithçka do të jetë në rregull këtu”

Kjo vjen pasi Moska dhe Minsku nënshkruan një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, një nga fqinjët dhe aleatët më besnikë të Rusisë.

Lukashenko ngriti mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore strategjike nga Rusia në Bjellorusi gjatë një fjalimi kombëtar në mars, ndërsa akuzoi pa bazë vendet perëndimore se po “përgatiteshin për të pushtuar” Bjellorusinë dhe “për ta shkatërruar” atë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme