Boris Johnson denoncohet në polici për thyerje të rregullave të pandemisë COVID-19

Botë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u gjobit për thyerjen e rregullave të pandemisë gjatë qeverisjes së tij, është denoncuar përsëri në polici.

Times e Londrës tha të martën se Johnson u raportua nga nëpunësit civilë për vizitat e dyshuara në Chequers, si dhe për shkelje të mundshme në rezidencën kryeministrore në Downing Street.

Forcat e Policisë Metropolitane dhe Policia e Luginës së Thames thanë se po vlerësonin detajet, në lidhje me incidentet midis qershorit 2020 dhe majit 2021.

The Times tha se shkeljet e mundshme dolën në dritë ndërsa Johnson po përgatiste dëshminë e tij për hetimin se si vendi trajtoi pandeminë COVID-19.

Zyra e Kabinetit, një departament qeveritar që mbështet punën e kryeministrit, tha se “informacionet dolën në dritë gjatë procesit të përgatitjes së provave për paraqitjen në hetimin e COVID”. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme