SHBA, ngecin bisedimet për borxhin. Republikanët kritikojnë Shtëpinë e Bardhë

Një nga negociatorët e ekipit të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy në bisedimet për tavanin e borxhit tha se është koha për një “pauzë”, në bisedime, siç u shpreh ai, pasi negociatat me Shtëpinë e Bardhë në Kapitol janë bllokuar nga një ngërç i papritur.
Administrata e Presidentit Joe Biden po përpiqet të arrijë një marrëveshje me republikanët e udhëhequr nga McCarthy, ndërsa vendi përballet me një mospagim katastrofik të borxhit nëse qeveria nuk arrin të rrisë kufirin e huamarrjes për të vazhduar të paguajë faturat e vendit.
Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë nuk pranuan të komentojnë ndërsa u larguan nga seanca e shpejtë e mëngjesit. Negociatorët u takuan për të tretën ditë pas dyerve të mbyllura në Kapitol me shpresat për të zgjidhur një marrëveshje këtë fundjavë përpara votimeve të mundshme të Dhomës së Përfaqësuesve javën e ardhshme.
Ata përballen me një afat të afërt më 1 qershor, kur Departamenti i Thesarit ka thënë se do t’i mbarojë paratë e gatshme për të paguar borxhin e qeverisë.
Republikanët duan të nxisin shkurtime të mëdha të shpenzimeve që presidenti Biden deri më tani ka refuzuar t’i pranojë.
Çdo marrëveshje do të kishte nevojë për mbështetjen e republikanëve dhe demokratëve për të gjetur miratimin në një Kongres të ndarë dhe për t’u miratuar në ligj.
Ekspertët kanë paralajmëruar se ekonomia amerikane mund të përballet edhe me recesion dhe rritje të shkallës së papunësisë.
Dështimi eventual i Qeverisë amerikane për të paguar obligimet e borxhit, rrezikon po ashtu edhe kaos global financiar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




