Përmbytjet në Emilia-Romagna, shkon në 13 numri i vdekurve, Papa Françesku: Fatkeqsi e madhe

Dita e tretë e motit të keq në Emilia-Romagna, ka çuar në 13 numrin e të vdekurve si pasojë e përmbytjeve.
Papa Françesku i është bashkuar fatkeqësisë që ka goditur Emilia-Romagna.
“I informuar për stuhinë e dhunshme që goditi rajonin e Emilia-Romagna, veçanërisht krahinat e pjesës lindore. Ati i Shenjtë shpreh ndjenjat e tij të ngushëllimit për të afërmit dhe miqtë e viktimave”, thuhet në Telegram, sipas La Repubbica.
Teksa e konsideron një fatkeqësi të madhe, më tej Papa Françesku“falënderon të gjithë ata që në këto orë me vështirësi të veçanta po punojnë për të lehtësuar të gjitha vuajtjet në atë rajon”
Ndërkohë Kryebashkiaku i Cervia Massimo Medri ka bèrë thirrje për më shumë vullnetare.
Pothuajse çdo lumë doli nga shtrati midis bregut verilindor në Rimini dhe qytetit të Bolonjës. Rreth 280 rrëshqitje dheu ndodhën dhe u urdhëruan evakuime të tjera gjatë natës.
Shumë po paralajmërojnë se Italia ka nevojë për një plan kombëtar për t’iu përgjigjur efekteve të ndryshimeve klimatike. Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci tha se një mot tropikal tashmë ka arritur në Itali, me 20 cm shi në 36 orë dhe në disa zona deri në 50 cm.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




