SHBA/ Gjykata e Lartë mbron kompanitë e internetit nga paditë për postimet që bëjnë përdoruesit

Botë | 3 vite më parë

Gjykata e Lartë në SHBA, të enjten, mbrojti Google, Twitter dhe Facebook, ndaj një padie që kërkonte t’i bënte përgjegjëse për sulme terroriste.  Gjyqtarët anashkaluan çështjen që rri pezull, e cila lidhet me ligjin federal që mbron kompanitë e mediave sociale nga paditë për përmbajtjet e postuar nga të tjerët.

Gjyqtarët hodhën poshtë njëzëri padinë që pretendonte se kompanitë lejuan platformat e tyre të përdoreshin për të ndihmuar dhe nxitur një sulm në një klub nate turk, ku u vranë 39 persona në vitin 2017.

Ndërsa për rastin e një studenti amerikan, i cili u vra nga një sulm terrorist në Paris në vitin 2015, gjykata, në mënyrë unanime, e ktheu çështjen për gjykim në një nivel gjykate më të ulët.

Gjykata e Lartë fillimisht shqyrtoi çështjen e Google, për të vendosur nëse mburoja ligjore e kompanive për postimet në mediat sociale të të tjerëve, e përfshirë në një ligj të 1996 të njohur si Seksioni 230, është shumë e gjerë.

Gjykata tha se nuk ishte e nevojshme të arrihej në një përfundim për këtë çështje, pasi Google ka pak lidhje me përgjegjësitë për sulmin në Paris. Tani për tani, kjo është një fitore për industrinë e teknologjisë, e cila parashikonte tronditje nëse Google humbiste. 

“Gjykata do të duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve të rëndësishme, të cilave iu shmang. Pyetjet lidhen sesa imunitetit kanë platformat, sipas Seksionit 230? Kjo, sepse do të shfaqen së shpejti edhe raste të tjera,”- tha Anna Diakun, avokate e stafit në Institutin Knight First Amendment në Universitetin e Kolumbias.

Këshilltarja e përgjithshme e Google, Halimah DeLaine Prado, tha nëpërmjet një emaili se kompania “do të vazhdojë punën për të mbrojtur shprehjen e lirë nëpërmjet internetit, për të luftuar përmbajtjet e dëmshme, si dhe për të mbështetur bizneset dhe krijuesit që përfitojnë nga interneti”.

Një avokat i familjes së Nohemi Gonzalez, i cili u vra në Paris, shprehu zhgënjimin për vendimin e Gjykatës, dhe u zotua të luftojë. 

“Ne avokatët e shohim këtë vendim si vetëm një pengesë tjetër. U deshën dekada për të rrëzuar Big Tobacco. Ne do të frenojmë Big Tech-in e pamatur dhe të nxitur nga lakmia”,- shkroi Nitsana Darshan-Leitner në një email.

Familjet e viktimave në të dy sulmet pohuan se gjigantët e internetit nuk bënë mjaftueshëm për të parandaluar përdorimin e platformave të tyre nga grupet ekstremiste për të radikalizuar dhe rekrutuar njerëz.

Ata paditën në bazë të një ligji federal që lejon amerikanët e lënduar nga një sulm terrorist jashtë vendit, të kërkojnë dëmshpërblim parash në një gjykatë federale.

Familja e një prej viktimave në sulmin me bombë në klubin e natës Reina në Stamboll, pretendoi se kompanitë ndihmuan në rritjen e grupit të Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për sulmin.

Por, gjykatësi Clarence Thomas tha se “pretendimet e familjes janë shumë larg nga të qenit të besueshme, se të akuzuarit ndihmuan dhe nxitën sulmin në Reina”.

Në sulmin e Parisit, familja e Gonzalez ngriti pretendime të ngjashme kundër Google për vrasjen e në një bistro në Paris, i cili mor përsipër nga Shteti Islamik. 

Ky ishte njëri nga disa prej sulmeve që u bënë në një natë qershori në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona. Familja paditi Google për videot në YouTube, sipas të cilave, ata thanë se ndihmuan në tërheqjen e rekrutëve të IS dhe radikalizimin e tyre. Google zotëron edhe YouTube.

Gjykata e Apelit e SHBA për Qarkun e Nëntë vendosi se shumica e pretendimeve nuk mbështeteshin ligjërisht, për shkak të ligjit të imunitetit për internetin.

Vendimi i Gjykatës së Lartë në tetor për të shqyrtuar ligjin e imunitetit shkaktoi alarm në Google dhe kompanitë e tjera të teknologjisë. 

“Nëse do zhbëhej Seksionin 230, kjo do të prishte shumë platforma të internetit,”- tha Kent Walker, avokati kryesor i Google. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme