Amnesty International: Numri i të ekzekutuarve në botë gjatë vitit 2022 ishte më i larti në pesë vitet e  fundit

Botë | 3 vite më parë

Numri i ekzekutimeve të ndërmarrë në rang botërorë gjatë vitit 2022 ishte më i larti i pesë viteve të fundit. Në raportin e saj vjetor, Amnesty international ka bërë të ditur se 883 persona janë ekzektuar në 20 vende të botës, duke shënuar kështu një rritje prej 53 përqind të këtij numri në krahasim me vitin 2021. 90 përqind e këtyre ekzekutimeve u ndërmorën në Iran, Arabi Saudite dhe Egjipt. 

Këto shifra nuk përfshijnë Kinën, e cila mendohet se ekzekuton mijëra persona në vit. Të dhënat për dënimet me vdekje janë materialie të klasifikuara në kinë, the Amnesty international thotë se e ka të pamundur të japë një vlerësim të saktë për numrin e personave që janë ekzekutuar në atë vend. 

Grupi ndërkohë mundi të konfirmonte se në Korenë e Veriut, Vietnam, Siri dhe Afganistan ka patur ekzekutime, por mundi të siguronte informacion të mjaftueshëm për të dhënë shifra të besueshme. 

Ndërkohë, sipas raportit të organizatës, Irani ekzektuoi 576 persona në 2022-in, nga 314 vitin parardhës. Nga këta, 279 persona ishin dënuar për vrasje, 255 për akuza që kanë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike, 21 për marrëdhënie seksuale me dhunë, dhe 18 ishin dënuar për armiqësi ndaj zotit. Mes këtyre të fundit, dy të dënuar ishin ndaluar gjatë protesave antiqeveritare që shpërthyuen në republikën islamike në muajin shtator. 

Në Arabinë Saudite, ekzekutimet u trefishuan në 2022 duke shkuar në 196 nga 65 në 2021-in, dhe duke shënuar numrin më të lartë të regjistruar në atë vend në 30 vitet e fundi. Mes tyre, 85 prsona ishin dënuar me vdekje për terroizëm dhe 57 për trafik lënbdësh narkotike.Në Egjipt ndërkohë vitin e shkuar u ekzekutuan 24 persona, por ky numër është ulur në krahasim me vitin 2021, kur ishin ekzekutuar 83 persona. 
Amnesty gjithashtu raporti 11 ekzekutime në Irak, 7 në Kuvajt, 5 në territoret palestineze si dhe 4 në Jemen.

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme