Lufta në Ukrainë/ Zelensky vizitë në Romë, takime me liderët politikë dhe Papa Françeskun

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po viziton Romën në Itali, ku do të takohet me liderët politikë dhe do të ketë një audiencë me Papa Françeskun.

“Një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!”, shkroi Zelensky në Twitter ndërsa zbarkoi në kryeqytetin italian. Ai do të takohet me kryeministren italian Giorgia Meloni, presidentin Sergio Mattarella dhe do të udhëtojë për në Vatikan më vonë të shtunën.

Papa Françesku ka thënë shpesh se Vatikani është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Në fillim të këtij muaji, ai deklaroi se Vatikani po punonte për një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se misioni “nuk është ende publik. Kur të jetë publik, unë do të flas për të”.

Të shtunën do të jetë hera e parë që presidenti Zelensky dhe Papa Françesku takohen që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Vizita vjen pasi Rusia kreu një valë të re sulmesh ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës gjatë natës.

Tre persona u plagosën në qytetin jugor të Mykolaiv dhe në qytetin perëndimor të Khmelnytsky. Infrastruktura kritike, si dhe shtëpitë dhe ndërtesat qeveritare u goditën gjithashtu./ BBC

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme