Lufta/ Atentat ndaj një zyrtari rus në zonën e centralit bërthamor

Botë | 3 vite më parë

Moska ka bërë të ditur se në pjesën e pushtuar të Zaporizhzhias është kryer një tjetër atentat kundër një zyrtari lokal.

Sipas hetimeve, ka pasur një tentativë për vrasjen e zëvendësministrit në detyrë të ndërtimit në rajonin e Zaporizhzhia pasi një pajisje shpërthyese e improvizuar (IED) u vendos në një kontejner plehrash pranë hyrjes së një apartamenti në Melitopol.

 “Pajisja shpërtheu kur zyrtari po dilte nga hyrja,” shtoi Rogov, duke vënë në dukje se zyrtari kishte pësuar lëndime nga shpërthimi, transmeton CNN.

Javët e fundit ka pasur disa tentativa për vrasje kundër zyrtarëve të emëruar nga Rusia në pjesët e pushtuara të Ukrainës jugore. Në Melitopol, një oficer policie u vra dhe një zyrtar tjetër i shpëtoi plagosjes në një incident të dytë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme