Japonia jep 1 mld dollarë për Ukrainën, ndihmë për të ikurit nga lufta

Japonia do të japë 1 miliard dollarë për të ndihmuar vende fqinje të Ukrainës në marrjen e refugjatëve nga vendi i goditur nga lufta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri japonez i Financave, i cili ka theksuar se përveç ndihmës prej 1 miliard dollarësh Tokio po shikon forcimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.
“Përveç konfirmimit të rezultateve të ndihmave tona financiare (për Ukrainën) deri tani, ne do të dëshironim gjithashtu të diskutonim se si të forcojmë bashkëpunimin tonë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe të ndihmojmë vendet fqinje të Ukrainës, duke përfshirë pranimin e refugjatëve ukrainas”, u shpreh para gazetarëve ministri japonez i Financave Shunichi Suzuki.
Suzuki foli në takimin e ministrave të Financave të G7-s dhe shefit të Bankës Qendrore në Niigata, transmeton CNN.
“Unë do të doja të arrija rezultate konkrete dhe t’i çoja ato në samitin e Hiroshimë”, tha Suzuki. Japonia është planifikuar të presë samitin e këtij viti të G7-s në Hiroshima që fillon më 19 maj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




