Luftimet në Sudan/ Palët ndërluftuese bien dakord: Nga 4 maji, armëpushim 7-ditor

Botë | 4 vite më parë

Palët ndërluftuese në Sudan kanë rënë dakord për një armëpushim shtatë-ditor duke filluar nga 4 maji. Ministria e Jashtme në Juba bëri të ditur lajmin pas një bisedë telefonike me presidentin e Sudanit të Jugut Salva Kiir.

Në Sudan kjo shihet si shenjë për t’i dhënë fund gjakderdhjes disajavore. Shefi i ushtrisë sudane Abdel Fattah al-Burhan dhe zëvendësi i tij i kthyer në rival, Mohamed Hamdan Daglo, i cili komandon Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, “kanë rënë dakord në parim për një armëpushim shtatë-ditor nga 4 deri më 11 maj”.

Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në luftime, ndërsa sulmet ajrore dhe shkëmbimet e artilerisë kanë goditur zona të Khartoum-it duke shkaktuar eksodin e mijëra sudanezëve për në vendet fqinje.

Gjithashtu, të dyja palët kanë rënë dakord të emërojnë përfaqësuesit e tyre në bisedimet për paqe, transmeton Africa News.  

Kiir ka foluar me Burhan dhe Daglo si pjesë e një nisme nga blloku rajonal i Afrikës Lindore (Autoriteti Ndërqeveritar për Zhvillim), i cili ka bërë presion për t’i dhënë fund luftimeve, duke i bërë jehonë thirrjeve nga Bashkimi Afrikan dhe komuniteti ndërkombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme