Operacion mbarëbotërorë kundër trafikut të drogës nga Europol, arrestohen 300 persona në Evropë dhe SHBA

Autoritetet policore në SHBA dhe Evropë, arrestuan gati 300 persona, si dhe konfiskuan mbi 53 milionë dollar, si pjesë e një goditjeje ndërkombëtare kundër trafikut të drogës. Zyrtarët thanë se ky ishte operacioni më i madh i këtij lloji.
Operacioni mbarëbotëror synonte “Tregun Monopol”, në platformën më të madhe të shitjes së drogës dhe mallrave të tjera të paligjshme.
Një pjesë e shitjeve ishte organizuar brenda internetit, pjesë e një rrjeti të koduar të aksesueshëm vetëm nëpërmjet metodave të specializuara të sigurimit të anonimitetit.
Numri më i madh i arrestimeve u krye në SHBA. Opioidet sintetike, kryesisht fentanil, po vrasin më shumë amerikanë sesa vdiqën në luftërat e Vietnamit, Irakut dhe Afganistanit, të marra së bashku.
“Mesazhi ynë për kriminelët është: Ju mund të përpiqeni të fshiheni në skajet më të largëta të internetit, por Departamenti i Drejtësisë do t’ju gjejë dhe do t’ju bëjë përgjegjës për krimet tuaja,”- tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Merrick Garland.
Numri i arrestimeve dhe parave të sekuestruara ishte më i larti për çdo operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës i drejtuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Numri më i madh i arrestimeve me 153 persona, u krye në Shtetet e Bashkuara, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 55, si dhe Gjermania me 52.
Kjo u bë e ditur nga agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian Europol, e cila koordinoi operacionin në mbarë botën. Europol, gjatë këtij operacioni mbarëbotërorë, sekuestroi 50.8 milionë euro, 850 kilogramë drogë dhe 117 armë zjarri. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




