Pas shpërthimit, gjendet një bombë e dytë në Belgorod të Rusisë, evakuohen banorët

Botë | 4 vite më parë

Më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytetin rus të Belgorod, pasi u gjet një bombë e pashpërthyer. Ngjarja vjen dy ditë pasi Rusia hodhi aksidentalisht një bombë në qytet, duke dëmtuar shtëpi dhe duke plagosur disa njerëz.

Nuk dihet nëse bomba e zbuluar të shtunën erdhi nga i njëjti avion. Qyteti ndodhet rreth 40 km nga kufiri me Ukrainën.

Bomba u gjet në të njëjtën zonë ku u hodh aksidentalisht bomba të enjten në mbrëmje, duke lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë afër qendrës së qytetit.

Pas këtij incidenti, ministria ruse e mbrojtjes pranoi se një nga avionët e saj Su-34 kishte “shkarkuar aksidentalisht bombën” mbi qytet./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme