“Gënjeshtrat kanë pasoja” Fox News do i paguajë 787.5 milion dollarë “Dominion”

Kompania “Dominion Voting Systems” dhe “Fox News” arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes jashtë gjykatës. Rrjeti televiziv Fox News do ti paguajë kompanisë së makinave elektronike të votimit, 787.5 milion dollarë.
“Gënjeshtrat kanë pasoja,” thanë avokatët e Dominion. Nga ana e saj Fox News përmes një deklarate informoi se është i kënaqur për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes dhe pranon se disa pretendime ishin të rreme.
“Ne jemi të kënaqur që kemi arritur një zgjidhje të mosmarrëveshjes sonë me Dominion Voting Systems. Ne pranojmë vendimet e Gjykatës që konstatojnë se disa pretendime rreth Dominion janë të rreme. Kjo zgjidhje pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të FOX ndaj standardeve më të larta gazetareske” thuhet në deklaratën e Fox News.
Kompania e makinave elektronike të votimit paditi rrjetin televiziv Fox News, duke e akuzuar atë për shpifje lidhur me rolin e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe kërkoi dëmshpërblim prej 1.6 miliardë dollarësh.
Shefi ekzekutiv i Dominion, John Poulos tha në një konferencë për shtyp se “marrëveshja historike përfshinte faktin se Fox “pranoi gënjeshtrat, duke shkaktuar dëme të mëdha në kompaninë time”.
Presidenti i atëhershëm Donald Trump sulmoi kompaninë e makinës së votimit pas votimit, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ajo manipuloi zgjedhjet për të favorizuar fituesin Joe Biden.
Firma ‘Dominion’ akuzoi Fox News-in se u dha zë akuzave të rreme për mashtrime zgjedhore, duke e përfshirë atë në një komplot të rremë, sipas të cilit, kompania manipuloi votat në kurriz të ish-Presidentit Trump.
Gjykatë njoftoi sot se palët kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes jashtë gjykatës dhe njoftoi shpërbërjen e jurisë në momentin që ishte caktuar të fillonte procedura gjyqësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




