Votohet në Rusi ligji i ri, burg përjetë kush tradhton vendin e tij

Botë | 4 vite më parë

Parlamenti rus ka miratuar ligjin që dënon me burgim të përjetshëm për tradhti të lartë.

Aktualisht, dënimi maksimal për tradhti të lartë në Rusi është 20 vjet burg. Sipas projektligjit vetëm shtetasit rusë ose personat me dy nënshtetësi mund të akuzohen për tradhti të lartë.

Sipas projektligjit, sipas nenit të tradhtisë së lartë, shtetasit rusë – përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë – mund të dënohen për ndarjen e sekreteve shtetërore me vende të huaja, organizata ose përfaqësues të saj; spiunazh; dhe ofrimin e ndihmës financiare, logjistike, këshillimore ose të tjera në aktivitete kundër sigurisë së Federatës Ruse.

Projektligji u propozua më 7 prill, përpara se kritiku i Kremlinit, ruso-britaniku Vladimir Kara-Murza të dënohej me 25 vjet burg pasi nga një gjykatë në Moskë, e cila e shpalli atë fajtor për tradhti, diskreditim të ushtrisë dhe pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme.

Kara-Murza e kishte dënuar publikisht luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Projektligji duhet ende të miratohet nga dhoma e lartë, Këshilli i Federatës, i parlamentit rus përpara se të nënshkruhet në ligj nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ndryshimet në projektligj ashpërsojnë dënimin për akuzat për terrorizëm; për shembull, sipas nenit për sulmet terroriste, dënimi maksimal do të rritet nga 15 në 20 vjet.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme