Ukrainë/ 130 të burgosur shkëmbehen me rusët, me rastin e Pashkëve Ortodokse

Njëqind e tridhjetë të burgosur lufte ukrainas janë liruar dhe janë kthyer në shtëpi përmes një shkëmbimi, me rastin e Pashkëve Ortodokse. Lajmin e ka bërë me dije një zyrtar i lartë presidencial ukrainas këtë mëngjes, ditën e Pashkëve Ortodokse, raporton La Repubblica.
“Ne po kthejmë 130 nga njerëzit tanë. Shkëmbimi ka ndodhur në faza gjatë ditëve të fundit,” tha shefi i stafit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, Andriy Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Nuk dihet numri se sa rusë u dorëzuan. Yermak tha se ata që u kthyen në shtëpi përfshinin personel ushtarak, roje kufitare, anëtarë të gardës kombëtare, marinarë dhe punonjës të rojeve kufitare shtetërore.
Ky shkëmbim ishte i dyti i të burgosurve në ditët e fundit.
Një javë më Rusia dhe Ukraina njoftuan se kryer një shkëmbim të madh të të burgosurve me lirimin e 106 robërve rusë në këmbim të 100 ukrainasve.
Forcat ukrainase dhe ruse kanë mbajtur shkëmbime të rregullta të të burgosurve gjatë pushtimit të Moskës, tashmë në muajin e 14-të.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




