Ligji i ri rus i rekrutimit, Mbretëria e Bashkuar: Sinjal se Moska parashikon një konflikt të gjatë

Botë | 4 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar në lidhje me ligjin e ri të rekrutimit të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, që e bën më të lehtë për rusët anëtarësimin në ushtri, duke deklaruar se është me shumë gjasa pjesë e një qasjeje afatgjatë për sigurimin e personelit në luftën në Ukrainë.

 “Me të dhënat tani të lidhura në mënyrë dixhitale me shërbime të tjera në internet të ofruara nga shteti, ka të ngjarë që autoritetet të ndëshkojnë ata që shmangen, duke kufizuar automatikisht të drejtat e punësimit dhe duke kufizuar udhëtimet e huaja”, tha në një deklaratë të postuar në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ata që shpërfillin thirrjet elektronike përballen me pengimin e marrjes së kredisë, vendosjes në një apartament të ri, regjistrimit si të vetëpunësuar dhe drejtimit të automjeteve.

“Rusia, tani për tani, i jep përparësi një përpjekjeje për të rekrutuar trupa shtesë vullnetare. Megjithatë, masa është shumë e mundshme pjesë e një përqasjeje afatgjatë për të siguruar personel, pasi Rusia parashikon një konflikt të gjatë në Ukrainë,” shtoi ai.

Në shtator, Putin urdhëroi një “mobilizim të pjesshëm” të qytetarëve rusë. Kjo çoi në bllokime trafiku në pikat kufitare tokësore në disa vende, pasi shumë rusë u përpoqën të iknin për të shmangur rekrutimin. Miratuar nga Duma Shtetërore Ruse, ligji i ri krijon një regjistër elektronik të individëve të kualifikuar për shërbimin ushtarak./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme